Rusia pohon të ketë përdorur raketa hipersonike në Ukrainë

Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes ka thënë se Moska ka shkatërruar një depo nëntokësore në Ukrainën perëndimore, duke përdorur raketa hipersonike.
Igor Konashenkov pretendoi se magazina kishte qenë duke strehuar raketa dhe “municione të aviacionit të trupave ukrainase”, shkruan BBC.
Rusia nuk e ka pranuar kurrë më parë përdorimin e raketave hipersonike në luftime.
Këto janë raketa balistike të fundit që mund të fluturojnë në atmosferën e sipërme me më shumë se pesë herë shpejtësinë e zërit.
Sipas ushtrisë ruse, sistemi raketor “Kinzhal” i përdorur në sulm, është i aftë të godasë objektivat në një distancë prej më shumë se 2,000 km dhe mund të kapërcejë të gjitha sistemet ekzistuese të mbrojtjes ajrore dhe raketore.