75 Mall Live Search
08:24 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / OSH

Rusia pretendon se ka pushtuar qytetin Kherson

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se trupat e saj tani kanë pushtuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, raporton BBC.

Nëse qyteti ka rënë, ai do të ishte qyteti më i madh në Ukrainë që është kapur nga forcat ruse deri më tani, transmeton IndeksOnline.

Gjatë natës u raportua se trupat ruse ishin parë në rrugët e qytetit dhe se kryetari i bashkisë tha se stacioni i trenit dhe porti i Khersonit ishin kapur./IndeksOnline/