75 Mall Live Search
16:02 / E Diele, 07 Shtator 2025 / MSH

Rusia reagon për sulmin masiv në Ukrainë

Rusia ka reaguar lidhur me sulmet masive gjatë natës në Ukrainë

Në një përditësim të shkurtër të ndarë nga agjencia e lajmeve TASS, e cila citon Ministrinë ruse të Mbrojtjes, Moska thotë se objektivat ishin vende “ushtarako-industriale”.

Sipas Moakës, u goditën uzina dronësh, objekte magazinimi dhe lëshimi për dronë me rreze të gjatë veprimi, fusha ajrore, stacione radari dhe vende ku mblidheshin ushtarë dhe mercenarë të huaj.

Në një përditësim nga fusha e betejës, raporti thotë gjithashtu se Rusia ka pretenduar kontrollin e fshatit Khoroshe, në rajonin e Dnipropetrovskit.

Ky raport nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.