75 Mall Live Search
10:47 / E Hënë, 07 Mars 2022 / k.v

Rusia refuzon seancën në gjykatën e Hagës

Avokatët rusë nuk u paraqitën në seancën dëgjimore në Gjykatën e Lartë të Kombeve të Bashkuara në Hagë këtë mëngjes, shkruan IndeksOnline.

Ukraina javën e kaluar e kishte dërguar Rusinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, pas nisjes së luftës dhe vrasjes së civilëve.

Por vendet e rezervuara për delegacionin rus në Gjykatë ishin bosh kur seanca u hap, pasi ambasadori rus në Holandë tha se qeveria e tij nuk kishte ndërmend të merrte pjesë./IndeksOnline/