Rusia shënon golin e dytë ndaj Kosovës

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Kosovës dhe Rusisë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian.
Kombëtarja e Rusisë ka arritur të dyfishojë epërsinë ndaj Kosovës në minutën e 33-të të ndeshjes.
Ishte qendërsulmuesja Korovkina e cila arriti të shënoj me një goditje me kokë, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë që kjo ndeshje po zhvillohet në Gjermani, për shkaqe politike nuk është pranuar që të luhet në Kosovë, por as në ndeshjen tjetër në Rusi./IndeksOnline/