Rusia shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19
- Rusia ka shënuar numër rekord të rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus që prej nisjes së pandemisë.
Janë 22 mijë e 702 raste të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova
Autoritetet gjithashtu raportuan 391 vdekje me koronavirusin në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në 32 mijë 834.
Kujtojmë se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Rusi është 1 milion e 903 mijë e 253 raste.

