75 Mall Live Search
15:33 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / MSH

Rusia shkel premtimin, granaton korridoret humanitare

Rusia akuzoi “nacionalistët” ukrainas për thyerjen e armëpushimit që supozohej të fillonte në Mariupol dhe Volnovakha në orën 07:00.

Në anën tjetër, ministria e jashtme e Ukrainës ia ka hedhur sërish fajin Rusisë.

Ministria i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë Rusinë për atë që e përshkroi si “shkelje të rëndë të marrëveshjeve për hapjen e korridoreve humanitare”.

“Granatimet e vazhdueshme e bëjnë të pamundur hapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve, dërgimin e ilaçeve [dhe] ushqimit”, shkroi ministria e jashtme ukrainase në Twitter.