75 Mall Live Search
19:07 / E Enjte, 21 Prill 2022 / MSH

Rusia shpall “non-grata” Kamala Harrisin

Ministria e Jashtme ruse ka shtuar 29 shtetas të rinj amerikanë në “listën e të ndaluarve”, përfshirë zëvendëspresidenten e ShBA-së, Kamala Harris, dhe shefin e Meta-s, Mark Zuckerberg.

Një deklaratë e botuar në faqen e internetit të ministrisë tha se ata që u shtuan në listë ishin “udhëheqës të lartë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, akademikë dhe gazetarë që formojnë axhendën rusofobike, si dhe bashkëshortët e një numri zyrtarësh të rangut të lartë”, shkruan BBC.

Të gjithë individëve u është ndaluar hyrja në Federatën Ruse për një kohë të pacaktuar, si shenjë përgjigjeje ndaj sanksioneve të cilat po rëndohen mbi Rusinë.

Kjo erdhi menjëherë pasi Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, njoftoi sanksione të reja ndaj qytetarëve rusë dhe 800 milionë dollarë mbështetje ushtarake për Ukrainën.