12:32 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Rusia shpartallon grupin terrorist

Shërbimi i sigurisë i Rusisë “FSB” tha të hënën se ka arrestuar disa anëtarë të Shtetit Islamik në rajonin e Moskës, të cilët po planifikonin të kryenin një seri sulmesh të profilit të lartë në sistemin e transportit të vendit.

Në një video të publikuar për media shihen agjentët e maskuar të FSB-së duke arrestuar të dyshuarit në një apartament ku mund të shiheshin granata, pistoleta dhe eksplozivë.

FSB tha në një deklaratë në faqen e saj se arrestimet janë kryer më 30 shtator dhe se të dyshuarit janë qytetarë rusë nga rajoni i Kaukazit të Veriut, të cilët kanë deklaruar se janë të përkushtuar për të ngritur një kalifat global islamik dhe që drejtohet nga militantë të huaj .

Ai tha se ata kishin planifikuar të vendosnin eksplozivë në vende publike të mbushura me njerëz./AktivPress