75 Mall Live Search
10:59 / E Hënë, 25 Mars 2024 / L K

Rusia sulmon me raketa Ukrainën, 11 të plagosur

Njëmbëdhjetë persona u plagosën mbrëmë në një sulm me dron rus në qytetin e Mykolaiv.

“Natën e 25 marsit, gjatë operacioneve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, pjesë të një droni të rrëzuar Shahed-131/136 ranë mbi shtëpi private dhe shkaktuan zjarr në një ndërtesë banimi dhe dy makina”, thuhet në deklaratë.

Për pasojë 11 persona mbetën të plagosur, 9 prej të cilëve janë shtruar në spital.

Ndërkohë presidenti ukrainas, Zelensky tha se javën e kaluar, Rusia lëshoi rreth 190 raketa, 140 drone Shahed dhe 700 bomba ajrore në Ukrainë./abcnews.al

Presidenti ukrainas më pas raportoi se kohët e fundit kishte folur me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për forcimin e sistemit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, pas sulmeve të shumta ruse.