75 Mall Live Search
14:19 / E Hënë, 07 Mars 2022 / MSH

Rusia sulmon portin detar të Olvias, në disa qytete ndezen alarmet e sulmeve ajrore

Ushtria ruse ka sulmuar portin detar të Olvias në Ukrainë.

Deri më tani nuk është raportuar asnjë i lënduar, teksa thuhet se porti detar është në pronësi të kompanisë arabe Qatar QTerminals.

Në anën tjetër, invazioni rus është duke vazhduar.

Alarmet e sulmeve ajrore janë ndezur në qytete të shumta, përfshirë Kievin, Dnipron, Vinnytsian, Vasilkovin, e kështu me radhë.

Me ndezjen e alarmeve, autoritetet ukrainase janë duke u bërë thirrje civilëve që të mos dalin jashtë.

Një evakuim i civilëve, ndonëse i premtuar, nuk është realizuar për shkak të granatimeve nga forcat ruse në korridoret humanitare.

Ekipet e bisedimit nga të dy palët do të ulën në tavolinën e dialogut për të tretën herë, sot në ora 16:00.