75 Mall Live Search
18:05 / E Enjte, 07 Prill 2022 / MSH

Rusia suspendohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sapo ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut, gjatë një mbledhjeje të mbajtur në New York.

Vendimi pason akuzat për krime lufte nga trupat e Kremlinit në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Para se të votohej, ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme”, duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin Bucha.

Përfaqësuesi i Rusisë, Genadi Kuzmin, dënoi votimin dhe kombe të tjera, përfshirë Korenë e Veriut dhe Sirinë, u rreshtuan përkrah tij.