Rusia thotë se po zhvillon vaksinën antiCovid-19 për macet

Më pak se një javë pasi Vladimir Putin pretendoi se Rusia kishte krijuar vaksinën e parë në botë për COVID-19, thuhet se ata po krijojnë një vaksinë tjetër – këtë herë për macet.
Monitoruesi veterinar i Rusisë, Rosselkhoznadzor, njoftoi se po punon për një vaksinë për kafshët që pritet të testohet në vjeshtë, pas rasteve të maceve shtëpiake që kontraktojnë virusin në Moskë dhe Tyumen, shkruan Unilad, transmeton Indeksonline.

Lajmi për një vaksinë të mundshme vjen pas një studimi të kryer nga Rosselkhoznadzor.
“Ne po punojmë për krijimin e një vaksine për kafshët kundër infeksionit të koronavirusit”, tha kreu i Rosselkhoznadzor, Sergey Dankvert, sipas MailOnline.