Rusia vazhdon kundërshtimin e aksionit në veri, thonë se do ndëshkojnë përgjegjësit që arrestuan rusin Krasnoschekov!
Rusia do të kërkojë ndëshkimin e të gjithë atyre që janë përgjegjës për arrestimin anëtarit rus të misionit të OKB-së në Kosovë, Mikhail Krasnoschekov.
Kështu ka deklaruar zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova.
“Arrestimi dhe rrahja e një qytetari rus, një anëtari të Kombeve të Bashkuara që ka imunitet diplomatik, dëshmon për paligjshmërinë në atë territor, thyerje absolute e ligjit dhe rregullave të qytetarëve ndërkombëtarë”, ka thënë Zakharov, transmeton Indeksonline.
Sipas saj, Rusia do të vazhdojë të ndjekë nga afër hetimin e këtij incidenti dhe do të kërkojë ndëshkimin e të gjithë përgjegjësve në zinxhirin komandues.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës më datë 29 maj ka arrestuar 30 persona në veri të vendit, të infiltruar në kontrabandim dhe krim të organizuar. Përpos shqiptarëve, në mesin e të arrestuarve kishte serb, boshnjak dhe rus./Indeksonline/