Rusia vazhdon sulmet me raketa në Kiev

Rusia nisi një sulm me raketa në Kiev të mërkurën, me sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit që rrëzuan të gjitha raketat përpara se të arrinin objektivat e tyre, tha administrata ushtarake e kryeqytetit.
Dëshmitarët dëgjuan disa shpërthime që ngjasonin me sistemet e mbrojtjes ajrore, kur alarmi për sulm ajror u lëshua për të gjithë Ukrainën përpara se të anuloheshin rreth një orë më vonë.
“Një tjetër sulm me raketa nga armiku në një qytet paqësor me qëllim vrasjen e popullsisë civile dhe shkatërrimit të infrastrukturës,” tha Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit.
Ai shtoi se sipas informacioneve paraprake, nuk ka pasur asnjë shkatërrim në Kiev dhe nuk ka viktima.