75 Mall Live Search
21:04 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / BA

Rusia vijon sulmet brutale ndaj Ukrainës, Kievi kërkon ndihmë nga vendet e NATO-s për mbrojtjen ajrore dhe armatime

Zyrtarët ukrainas diskutuan të hënën me përfaqësuesit e NATO-s sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase dhe nevojën e Kievit për mbrojtje më të mirë ajrore dhe armë me rreze të gjatë veprimi, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës.

“Pala ukrainase u kërkoi shteteve anëtare të NATO-s që t’i ofrojnë Ukrainës ndihmë në forcimin e mbrojtjes ajrore, veçanërisht sistemeve ‘Patriot’ dhe raketave për to”, tha një deklaratë e ministrisë pas një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit NATO-Ukrainë.

“Veçmas, u theksua nevoja për raketa me rreze të gjatë veprimi.”

Në deklaratë thuhet se shtetet anëtare të NATO-s dënuan sulmet ruse gjatë javës së kaluar, përfshirë një sulm me dronë dhe raketa në kryeqytetin Kiev që vrau 25 persona dhe shkaktoi shkatërrime të konsiderueshme të banesave dhe ndërtesave të tjera.