Rusja xhelozon për Don Xhonin, arsyeja është Miss Siria

Edhe pse kanë kaluar disa javë që ka përfunduar romanca mes reperit Don Xhoni dhe modeles ruse, Ariana Lirey, kjo e fundit po kujdeset të bie në sy tek reperi me veprimet e saj në Instagram.
Minuta më parë në këtë rrjet social publikoj një imazh, i cili u “vërshua” me komente nga fansat duke e etiketuar reperin, shkruan Indeksonline.

Për këtë fakt, modelja e ka gjetur momentin që të shfaq publikisht xhelozinë ndaj tij.
Duke u përgjigjur në komente të ndjekësve shqiptar, ajo përmendi Miss Sirinë.
Kjo erdhi pasi ditëve të fundit në mediat online bëri “boom” lajmi që Miss Siria dhe reperi po e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, ndërsa me këtë veprim u kuptua që rusja po e vëzhgon reperin edhe pas ndarjes.

Ndryshe, reperi nuk ka bërë ndonjë reagim për modelen duke lenë çdo gjë në të kaluarën./Indeksonline/
