75 Mall Live Search
08:11 / E Premte, 03 Mars 2023 / L K

Russell Westbrook “Macë e Zezë” për LA Clippers

Los Angeles Clippers e ka pranuar humbjes e katërt rresht në NBA.

Kësaj radhe, Clippers u mposht nga kampioni në fuqi, Golden State Warriors, me rezultat të thellë 115-91 në “Chase Center”.

Në fakt, që nga ardhja e Russell Westbrook, La Clippers nuk ka arritur ta shijoi ende një fitore, madje ndodhi e kundërta duke pësuar katër humbje një pas një.

Me 24 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime, Jordan Poole ishte më i dalluari në fitoren e thellë të “Luftëtarëve”, kurse për Clippers u dallua Kawhi Leonard me 21 pikë të realizuara.

Spektakël dhuroi palestra “American Airlines Center”.

Aty, Dallas Mavericks triumfoi përballë Philadelphia 76ers me 7 pikë epërsi, 133-126.

Prej 133 pikëve, 82 prej tyre i rezualizuan dyshja Luka Doncic dhe Kyrie Irving.

I pari shënoi 42 pikë, 12 asistime dhe 4 kërcime, ndërsa i dyti 40 pikë, 4 kërcime dhe 6 asistime.

Në mengjesin e së premtes u zhvilluan edhe dy ndeshje tjera në NBA.

Washington Wizards 119 – 108 Toronto Raptors

San Antonio Spurs 110 – 99 Indiana Pacers