“Rust” do t’i rinis xhirimet, Baldwin sërish pjesë e filmit

Alec Baldwin po i rikthehet rolit të tij si aktor dhe producent në filmin “Rust”, ku kishte ndodhur një incident fatal.
Xhirimi i filmit u ndërpre pas incidentit ku mbeti e vdekur kamermanja Halyna Hutchins, por do të rinis në pranverë, shkruan E!, transmeton Indeksonline.
“Jam mirënjohës që një ekip i shkëlqyer e i përkushtuar po i bashkohet ekipit për të përfunduar atë që Galyna dhe unë filluam” tha regjisori Joel Souza në një deklaratë.
Baldwin u akuzua për vdekjen e Hutchins. Sipas avokatëve të aktorit, ai është i pafajshëm./Indeksonline/