75 Mall Live Search
16:44 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / S Z

Rutte: Ende presim sqarime nga Serbia për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i ka rikujtuar presidentit serb se aleanca ende pret llogaridhënie për sulmin në Banjskë.

“Unë personalisht, por edhe si aleancë, jam në kontakt të ngushtë me presidentin serb. Ende po presim llogaridhënien e tij për atë që ndodhi në vitin 2023 në Banjskë, si dhe për ngjarjet e tjera gjatë vitit 2023”, ka theksuar Mark Rutte. Ai mbajti konferencë për shtyp në prag të takimit të ministrave të mbrojtjes së aleancës, që do të mbahet më 12 shkurt.

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës konfirmoi se NATO, nëpërmjet misionit të KFOR-it dhe aktiviteteve të tjera, po i përcjell nga afër zhvillimet në Kosovë dhe po vazhdon angazhimin e rregullt në terren.

Në këtë rrafsh, ai tha se tashmë e uron formimin e qeverisë së re në Kosovë, duke iu referuar seancës konstituive që do të mbahet sot.