75 Mall Live Search
20:01 / E Premte, 12 Shtator 2025 / F.R

Rutte: NATO nis misionin “Roja Lindore”, synon të forcojë kufijtë me Rusinë!

Misioni i ri i NATO-s i quajtur “Roja Lindore” që synon forcimin e mbrojtjes së krahut lindor, u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Mark Rutte gjatë një konference për shtyp pas zhvillimeve të shkaktuara nga shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronë rusë.

Misioni i ri synon të rrisë fleksibilitetin dhe forcën e mekanizmave mbrojtës të vendeve të NATO-s, duke riafirmuar angazhimin e Aleancës për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të anëtarëve të saj.

Rutte tha se NATO është gjithmonë e gatshme të mbrojë aleatët e saj nga çdo kërcënim.

“Ne nuk mund të lejojmë që dronët rusë të shkelin hapësirën ajrore evropiane, të NATO-s ose të Aleatëve”, tha ai, duke theksuar nevojën për mbrojtje të fortë të Aleancës.