75 Mall Live Search
14:38 / E Martë, 12 Maj 2026 / Z S

Rutte vizitë në Mal të Zi, takohet me krerët shtetërorë në Podgoricë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të qëndrojë sot për vizitë në Mal të Zi.

Gjatë vizitës në Podgoricë, ai do të takohet me presidentin Jakov Milatovic, kryeministrin Milojko Spajic, ministrin e Punëve të Jashtme Ervin Ibrahimovic, ministrin e Mbrojtjes Dragan Krapovic dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Rutte do të zhvillojë gjithashtu një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Malit të Zi.

Sipas agjendës, në orën 12:25 pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për media mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe kryeministrit të Malit të Zi.