75 Mall Live Search
10:42 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / G T

Ruud Gullit: Penalltia e Interit nuk ishte, goli i tretë duhej anuluar!

Legjenda e futbollit holandez, Ruud Gullit pas ndeshjes Inter-Barcelona ka kritikuar gjyqtarin e ndeshjes.

Sipas, Gullit u bën disa gabime në këtë takim gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve, shkruan Indeksonline

“Mendoj se penalltia nuk ishte. Goli i tretë nuk duhej të ishte i vlefshëm, por Dumfries u tregua i zgjuar. Barcelona humbi, por fitoi zemrat tona”, u shpreh Ruud Gullit

Kujtojmë që Interi tashmë ka siguruar finalen e madhe të “Allianz Arenas”, kurse sonte e mëson kundërshtarin mes PSG-së dhe Arsenalit./Indeksonline/