Ruud Gullit vendos të mos shikojë futboll
Legjenda e Holandës, Ruud Gullit ka bërë një deklaratë interesante.
Ai pati krtika të ashpëra për futbollin dhe evolucionin e këtij sporti ku njoftoi se madje ka vendosur të mos e ndjekë më atë, shkruan IndeksOnline.
“Kam vendosur të ndaloj së shikuari futboll. Futbolli është bërë absolutisht i tmerrshëm”, tha Gullit gjatë një podkasti në kanalin televiziv holandez Ziggo Sport.
“E pashë Arsenalin kundër Chelseat, çfarë ndeshjeje futbolli krejtësisht të pavlerë. Pashë lojtarë që përpiqeshin të krijonin goditje nga këndi, që përpiqeshin të krijonin rivënie anësore, pashë djem që luanin me topin gati t’u jepnin peshqirë lojtarëve.
Më mungon gëzimi. Thjesht nuk e shijoj më futbollin. Të gjithë thjesht kryejnë detyra në fushë. Ku janë lojtarët që driblojnë? Ku janë lojtarët me guxim? Të gjithë thjesht kalojnë, kalojnë, kalojnë dhe kalojnë edhe më shumë”, ka thënë nd%r të tjera ish-futbollisti i Milanit./IndeksOnline/

