Ruud van Nistelrooy shprehet i lënduar për largimin nga Manchester Unitedi
Ish-sulmuesi holandez, Ruud Van Nistelrooy tashmë ka marrë drejtimin e Leicester Cityt.
Holandezi, ishte rikthyer te ish-skuadra e tij Manchester United, ku iu bashkua stafit të Ten Hagut dhe menaxhoi përkohësisht skuadrën për tri ndeshje.
Mirëpo me ardhjen e Ruben Amorimit, i cili mori stafin e tij që kishte edhe te Sportingu i Lisbonës, Van Nistelrooy, u largua, ndërsa u shpreh i zhgënjyer.
Ruud van Nistelrooy opens up on ‘disappointment’ over Man United exithttps://t.co/WnXYKoJwkR
— talkSPORT (@talkSPORT) December 3, 2024
“Në momentin që mora detyrën e përkohshme ajo që thashë ishte se unë jam këtu për të ndihmuar dhe për të qëndruar në United dhe e kisha parasysh këtë.
“Kështu që isha i zhgënjyer, shumë dhe më dhimbte që duhej të largohesha.
“Unë fola me Rubenin për këtë, mjaft e drejtë për të, biseda ishte mirënjohëse, njeri me njeri, njeri me personin, menaxher me menaxher, u shpreh Van Nistelrooy./IndeksOnline/