Ruzhdi Kurtishaj: Është koha që të dëgjohet zëri i komunitetit të biznesit

Kandidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Ruzhdi Kurtishaj, përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, ka thënë se tani është koha që të dëgjohet zëri i komunitetit të biznesit e i cili është kontribuuesi më i madh në buxhetin e shtetit.
“Është koha që të dëgjohet zëri i komunitetit të biznesit dhe krijimit të hapësirave për afarizëm në Kosovë, sepse ata janë garancë e bushtetit të Kosovës dhe të njëjtën kohë, garancë e stabilitetit social përmes punësimit të mijëra qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Kurtishaj.
