21:54 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Ruzhdi Kurtishaj merr përkrahje nga shtabi zgjedhor i PDK-së dhe nëndegët e Samadraxhës e Studençanit

Një nga biznesmenët më të suksesshëm, gjithashtu një nga kontribuesit më të mëdhenj në promovimin e turizmit, Ruzhdi Kurtishaj, do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Duke qenë një emër që zëri i tij u dëgjua dhe puna e tij përherë pati sukses, Kurtishaj po gjen mbështetje tek simpatizantët dhe qytetarët.

Kjo atmosferë shihet edhe në tubimet kudo që ai është i pranishëm.

Së fundmi, Kurtishaj ka vizituar Therandën, degën e shtabit zgjedhor të PDK-së në këtë komunë, ndërsa përmes një postimi në FB ai shkruan:

Njoftimi i plotë:

Dua të falenderojë shtabin zgjedhor të PDK dega në Therandë, Kryesin e Degës dhe Kryetarët e Nëndegëve bashkë me aktivistët të PDK-së për mbështejten dhe punën palodhshme në përkrahjen e kandidatëve nga PDK-ja.

Na priftë e mbara!