10:19 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / A. M.

Ruzhdi Matoshi i bashkohet AAK-së, do të jetë pjesë e listës

Ish-deputeti i Kuvendit të Maqedonisë, Ruzhdi Matoshi do të jetë kandidat për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tregojnë burime brenda partisë së Haradinajt.

Matoshi, shtetas edhe i Kosovës, do të garojë për ulëse në Kuvendin e Kosovës në listën e partisë së Ramush Haradinajt.

Ndryshe, Matoshi njihet për kontribut të madh në Kosovë si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa së fundmi është profesor në Universitetin UBT.

Ka qenë deputet i Kuvendit të Maqedonisë nga radhët e PDSH-së në mandatin 2002-2008, si dhe përfaqësues i Maqedonisë në Këshillin Evropian. Jeton dhe vepron në Tetovë, por edhe në Kosovë.