23:03 / E Premte, 08 Tetor 2021 / OSH

Ruzhdi Shehu: Me fitoren e LDK-së, pas 17 tetorit Juniku do të ju kthehet junikasve.

Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu ka përmendur 5 shtyllat programore me 18 prioritete që do të jetësohen përmes më shumë se 50 projekteve konkrete.

“Me fitoren e LDK-së, pas 17 tetorit Juniku do të ju kthehet junikasve. Zyra e kryetarit do të jetë e junikasve sepse transparenca dhe llogaridhënia janë parimet tona qeverisëse. Deri sot nuk ka pasur transparencë të mjaftueshme të shpenzimeve komunale sepse janë shpenzuar me dhjetëra mijëra euro për derivate të naftës, shpenzime të telefonit, mëditje zyrtare dhe sidomos dreka dhe darka zyrtare”, ka shkruar mes tjerash ai.

Statusi i plotë:

Të dashur junikas,Programi ynë qeverisës për Junikun është kontrata që ne dhe ju do e nënshkruajmë me 17 tetor 2021. 5 shtylla programore, me 18 prioritete që do të jetësohen përmes më shumë se 50 projekteve konkrete. Programi ynë është konkret dhe është hartuar nga profesionistët e fushës, duke u bazuar te nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Junikut. Me fitoren e LDK-së, pas 17 tetorit Juniku do të ju kthehet junikasve. Zyra e kryetarit do të jetë e junikasve sepse transparenca dhe llogaridhënia janë parimet tona qeverisëse. Deri sot nuk ka pasur transparencë të mjaftueshme të shpenzimeve komunale sepse janë shpenzuar me dhjetëra mijëra euro për derivate të naftës, shpenzime të telefonit, mëditje zyrtare dhe sidomos dreka dhe darka zyrtare. Pas 17 tetorit, me fitoren e LDK-së, shpenzimet e komunës do të publikohen çdo javë, nuk do të ketë asnjë shpenzim (zero euro) për dreka dhe darka, ndërsa të gjitha shpenzimet tjera do të zvogëlohen në minimumin e domosdoshëm. Të bashkangjitur me këtë postim, do të gjeni linkun për qasje në versionin elektronik të programit tonë qeverisës. Me 17 tetor, ndryshimi do të bëhet realitet pas 12 viteve, komuna do të udhëhiqet nga qytetarët dhe Juniku do të merr frymë sërish.