08:18 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / B O

Ruzhdi Shehu takime kortezie me ambasadorë të shteteve mike

Kryetari i Komunës së Junikut ka shfrytëzuar rastin që të takoj dhe shkëmbej biseda me disa nga ambasadorët e shteteve aleate në Kosovë.

I ftuar në Festën Gjithëshqiptare të “28 Nëntorit”, të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, z. Shehu ka takuar dhe ka shkëmbyer urimet me Z. Qemal Minxhozin, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë.

Po ashtu Shehu biseda rastësore ka shkëmbyer edhe me diplomatët e shteteve mike, ambasadorin e Britanisë së Madhe Z. Nicholas Abbott, ambasadorin e Gjermanisë Z. Jörn Rohde, ambasadorin e Austrisë Z. Chritoph Weidinger, etj.