Ruzhdi Shehu: Të gjithë junikasët me të drejtë vote, të votojnë

Kryetari aktual i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale.
Shehu përmes një postimi në facebook është shprehur se përmes votës, ne dëshmojmë sa e duam Junikun, sepse vendosim për të ardhmen e tij, për të ardhmen e familjeve tona.
Ndërsa i ka ftuar të gjithë junikasve me të drejtë vote, që po ashtu të votojnë, duke dhënë shembull të demokracisë si gjithmonë deri sot.
“Pjesëmarrja në votime është përgjegjësi qytetare dhe kushtetuese. Përmes votës, ne dëshmojmë sa e duam Junikun, sepse vendosim për të ardhmen e tij, për të ardhmen e familjeve tona.
Unë sapo e përfundova procesin e votimit. Ju ftoj të gjithë junikasve me të drejtë vote, që po ashtu të votojnë, duke dhënë shembull të demokracisë si gjithmonë deri sot”, ka shkruar Shehu./IndeksOnline/