Ryan Gosling reagon ndaj kritikave për rolin e tij në “Barbie
Ryan Gosling ka një mesazh të thjeshtë për kritikët: Ai është thjesht Ken. Pasi nisën të dilnin detaje rreth filmit të shumëpritur të Barbie, fansat filluan të debatojnë në internet nëse aktori duhet të luajë së bashku me Margot Robbie.
“Nëse njerëzit nuk duan të luajnë me Kenin tim, ka shumë Kena të tjerë për të luajtur me të,” tha ai për GQ në një intervistë të botuar më 31 maj. “Është qesharake…këto kritika. A keni menduar ndonjëherë për Kenin më parë?” Gosling vuri në dukje se e gjithë ekzistenca e Kenit ka qenë thjesht për të shijuar plazhin dhe për të mos ekzistuar në të vërtetë për ndonjë hir tjetër përveçse të jetë djali i Barbie.
Dhe të gjithë ishin mirë me këtë, që ai të mos bënte asnjë punë”, u shpreh aktori. “Por befas, është sikur, “Jo, ne jemi kujdesur për Kenin gjatë gjithë kohës.” Jo, ju nuk jeni kujdesur. Nuk e ke bërë kurrë. Nuk u interesuat kurrë. Barbie nuk është takuar kurrë me Kenin. Nëse ndonjëherë do t’ju interesonte vërtet Keni, do ta dinit se askush nuk kujdesej për Kenin. Pra, hipokrizia juaj është e ekspozuar. Kjo është arsyeja pse historia e tij duhet të tregohet.”
“Ka diçka në këtë Ken që me të vërtetë, mendoj, lidhet me atë version të vetes time,” vazhdoi ai. “Pikërisht, djali që kishte veshur pantallonat Hammer dhe kërcente në qendër tregtare. Unë i detyrohem shumë atij djali. Ndjej se u distancova shumë nga ai kur fillova të bëj filma më seriozë, por realiteti është se ai është arsyeja që unë kam gjithçka tani.”