75 Mall Live Search
14:32 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Ryanairi” shkurton deri 700 vende pune

Linja ajrore me buxhet të ulët “Ryanair” planifikon të shkurtojë 500 deri në 700 vende pune, njoftoi të enjten shefi i kompanisë, Michael O’Leary, i cili në të njëjtën kohë mund të shtonte deri në 100 milionë euro bonuse falë “dritës së gjelbër” të aksionarëve gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.

“Ryanairi” ka më shumë se 500 pilotë, tha O’Leary, duke përmendur se planifikon të shkurtojë midis 500 dhe 700 pune, përfshirë ato në selinë e kompanisë në Dublin.

Disa punëtorëve u është ofruar pushim 12- mujor pa pagesë, ndërsa të tjerët mund të fillojnë të marrin njoftimin për tepricë javën e ardhshme, shtoi shefi i linjës ajrore irlandez.

“Ryanairi” ka rreth 17.000 punëtorë në Evropë dhe administrata paralajmëroi në korrik se mund të shkurtojë deri në 900 vende pune.