Rybakina ”Mbretëreshë” e Wimbledonit

Tenistja nga Kazakistani, Elena Rybakina, ka fituar turneun më të madh të tenisit Wimbledon, raporton Indeksonline.
Ajo në finale mpoashti tenisten nga Tunsia, numër dy në ranglist, Ons Jabur 2-1 në sete.

Jabur e nisi mirë ndeshjen, ku fitoi setin e parë me rezultat 6-3.
Tenistja nga Kazakistani, Rybakina, shfaqi një lojë shumë të mirë në dy setet tjera dhe arriti ta përmbys rezultatin dhe ta fitoj titullin e më të mirës në Wimbledon.
Ajo fitoi dy setet e tjerë me rezultat 6-2 dhe 6-2./Indeksonline/