Ryva Kajtazi ‘thumbon’ koleget për klikime: 1 milion u mbet kurgjo hiç
Blerja e klikimeve tashmë është bërë diçka normale edhe tek ne.
Ka shumë artistë të cilët arrin për një kohë të shkurtër të marrin miliona klikime, shkruan Indeksonline.
Këngëtarja Ryva Kajtazi ka folur së fundi lidhur me këtë temë.
E ftuar në emisionin ‘Ce Soir’, ajo tha sot 1 milionë klikime nuk janë kurgjo hiç.

E pyetur: ‘Çfarë mendimi ke për blerjen e klikimeve’?
Ajo tha: ‘Unë nuk e di se si funksionojn tek të tjerët po pernime është absurde për mu ndoshta për të tjerët është në rregull por disa shifra janë shumë, shembull deri sa më vjen informata mu se një kolege e jemja ka bo një klip kur unë hy me kliku ajo i ka 3 milonë, unë nuk i di edhe shumë mirë këto punë se qysh shkojnë jom pak mbrapa me Skenderbeun po me sponzorizime dhe këto gjana ndoshta ndodh më i arrit këto shifra’, përfundoi ajo.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor i këngëtares është ‘Santorini’./Indeksonline/