Ryva Kajtazin burri e ka bërë zojë
Ryva Kajtazi është një nga ato femrat e cila me kalimin e viteve sa po shkon e po zbukurohet.
Derisa në fillim kur u paraqit në skenën muzikore u shfaq si një vajzë e thjeshtë, pa ndonjë stil e sharm, tani ajo ka arritur të shndërrohet në një zojë elegante.

Madje pas martesës dhe të bërit nënë ajo veçse po i kushton më shumë kohë dukjes, jo vetëm që ka arritur ta formësojë trupin pas lindjes, por edhe po ndjek trendët e fundit të botës.

Kjo vërehet edhe në fotografinë e saj të fundit të postuar në llogarinë Instagram, ku shfaqet e veshur me një palë komplete ngjyrë kafe e hapur dhe një palë atlete./Indeksonline/
