20:01 / E Diele, 14 Prill 2024 / AR

Ryva nis pushimet në det, publikon portretin familjar

Këngëtarja e aktorja kosovare Ryva Kajtazi ka vendosur që temperaturat e larta t’i kalojë në bregdet.

Ajo po shoqërohet nga bashkëshorti dhe dy fëmijët.

Në Instagram ka publikuar një fotografi krahë bashkëshortit, Fidanit, ndërsa në fotografinë e dytë ka publikuar edhe fëmijët.

Duket se ata po krijojnë aventurë të mrekullueshme në bregdet duke ndarë edhe momente të mahnitshme nga atje./Indeksonline/