10:51 / E Enjte, 18 Prill 2024 / MSH

Një shoferi në Ferizaj i ndalohet ngasja për 1 vit, pati 5 kundërvajtje

Policia ka njoftuar se një personi në Ferizaj sot i është ndaluar drejtimi i automjetit për 12 muaj.

30-vjeçari N.Q., në pesë kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion mori 9 pikë negative.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë te shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos shkaktojnë kundërvajtje që parashihen pikë negative.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Qytetarëve u është bërë thirrje që për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.