13:10 / E Enjte, 18 Prill 2024 / S Z

Sveçla thotë se Jankoviqi është dërguar për 48 orë në paraburgim, në Serbi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Dejan Jankoviqi, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb është dërguar për 48 orë në paraburgim në Serbi.

Sveçla, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë… ka thënë se bazuar nga informacionet që kemi ndalimi është bërë me urdhër të Vuçiqit që dëshmon që Serbia është diktatoriale.

“Bazuar nga informacionet që kemi ndalimi është bërë me urdhër të Vuçiqit që dëshmon që Serbia është diktatoriale. Ngjarjet e djeshme janë një shkelje e të drejtave të njeriut. Kjo dëshmon që Kosova duhet të jetë pjesë e KiE si dhe Interpolit dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtar. Dje së paku mbi 1 qytetarë janë ndaluar, maltretuar dhe janë marrë në pyetje në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në UÇK dhe familjarëve të tyre, sie dhe vendosjen dhe veprimtarinë e tyre gjatë viteve 99. Atyre u janë marrë dokumente personale duke ju lënë pamundësi që të lëvizin. Sipas informatave Zv.drejtori Jankoviq është dërguar në ndalim 48 orë me akuzën për prishje të rendit kushtetues, akuzë që Vuçiqi e përmendi në vizitën e tij në njësitin Kobra. Dje me ministren Gërvalla jemi takuar me ambasadorët e KUNIT”-it, ka thënë ai.