19:45 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

S4MM publikon këngën e re “Tradhtare”

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, të mërkurën ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Tradhtare” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, ndërsa për producimin është përkujdesur Don Gima.

Producent ekzekutiv i këngës është Enis Bafti, kurse videoja i është besuar Alvision.

Projekti tashmë gjendet i plotë në kanalin e reperit në platformën YouTube e besohet se do të mirëpritet edhe nga publiku.

S4MM në anën tjetër gjatë këtyre ditëve është përfolur mjaft shumë për ndarjen nga partnerja e tij, Filis Ismaili.

Madje, shumë prej fansave aluduan se kënga ishte një dedikim për të.