Sa afër jemi, skenari se si mund të kualifikohet Kosova

Kosova është në rrugë të mirë që të kualifikohet në Kamionatin Botëror 2026.
Kjo falë dy fitorëve dhe një barazimi në kampanjën kualifikuese, raporton IndeksOnline.
Gazetari i shportit, Arben Berisha ka publikuar një skenar se si Kosova mund të kualifikohet në Botërorin 2026. /IndeksOnline/
🔴 SKENARI I PLOTË – Kosova 🇽🇰 e jashtëzakonshme, troket në pragun e botërorit 2026.
Skenari i kualifikimit direkt:
– Në nëntor Kosova e mund Slloveninë dhe Zvicrën – kualifikohet direkt në botëror (me kusht që Zvicra ta humb edhe ndeshjen e dytë të nëntorit)
– Nëse Zvicra i humb dy ndeshjet e nëntorit, Kosova kualifikohet direkt në botëror edhe vetëm me 4 pikë nga dy takimet e fundit.
Skenari i arritjes në play-off:
– Barazim me Slloveninë ose 1 fitore ndaj kujtdo (nëse Zvicra i fiton dy të fundit).
Skenari i kualifikimit në botëror nga play-offi:
– Nëse arrin në play-off, Kosova i luan edhe dy ndeshje në mars 2026. Nëse i fiton ato, kualifikohet në botëror.
Përndryshe ky është rekord pikësh për Kosovën në kualifikime për ndonjë botëror.
Në kualifikimet e para, për botërorin e vitit 2018, Kosova në 10 ndeshje kishte vetëm 1 pikë.
Në kualifikimet për botërorin e vitit 2022, në 8 ndeshje vetëm 5 pikë.
Tash, në kualifikimet për botërorin e vitit 2026 në vetëm 4 ndeshje ka 7 pikë (rekordi mund të thellohet edhe në dy ndeshjet e fundit).
Çfarë përparimi i madh i Kosovës!
Në shumë më pak ndeshje, ka fituar kaq shumë pikë.
Fantastike!
Nga Arben Berisha