75 Mall Live Search
17:59 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / AR

Sa do të jetë çmimi i madh për fituesin/en e BBV Kosova?

“Big Brother Vip Kosova”, ka zgjuar interesim të madh tek publiku.

Pyetja që bëhet më shpesh është se sa do të jetë çmimi i fituesit.

Moderatori i cili do të prezantoj këtë edicion, Alaudin Hamiti, pyeti ndjekësit për shumën.

Ai mori përgjigje të shumta, nga 20 deri në 200 mijë euro.

Se cila do të jetë shifra e saktë, mbetet të kuptohet në vazhdim./Indeksonline/