13:15 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Sa duhet të ushtroni për të pasur shtat të hollë! (Foto/Video)

Kayla Itsines në Instagram ka zbuluar se sa saktësisht ushtron në javë dhe përse mendon që femrat nuk do të duhej të ushtronin çdo ditë.

Nëse keni menduar që kjo vajzë ushtron çdo ditë për t’u dukur kaq bukur, përgjigjja është jo!

Kayla Itsines ka zbuluar sa ushtron saktësisht në javë dhe përse mendon që femrat nuk do të duhej të ushtronin çdo ditë.

original-kayla-itsines-foam-roller-jpg-cbf83512

“Shpesh më pyesin sa herë në javë ushtroj dhe sa orë, e po ja përgjigjja: ushtroj 28 minuta, 3–4 herë në javë. Kam mësuar trupin tim me këtë sistem ushtrimi. Kështu ushtroj që nga mosha ime 19-vjeçare, ndërkaq tani jam 25 vjeçe.

Në përgjithësi qëndroj një orë në palestër, sepse ngrohem dhe në fund shtrihem dhe ftohem.

kkk

Nuk i bëj 28 minuta ushtrime dhe menjëherë të ik. Para çdo ushtrimi me shpejtësi shtrihem dhe eci shpejt 5 minuta. Dhe vetëm atëherë fillojnë 28 minutat e mi të ushtrimit.

Pastaj shtrihemi deri në një orë.

Shpresoj që këto informacione t’i shfrytëzojnë vajzat, të cilat për këtë gjithmonë më pyesin”, ka shkruar ajo.