75 Mall Live Search
21:32 / E Hënë, 12 Prill 2021 / OSH

Sa e kanë të vështirë futbollistët të agjërojnë? Flet mjeku sportiv i Llapit

Nesër fillon muaji i Shenjt i Ramazanit. Gjatë këtij muaji shumë futbollistë kosovarë agjërojnë.

Në lidhje me këtë çështje, Indeksonline ka kontaktuar me mjekun sportiv të klubit KF Llapi, Art Sopi.

Ai u shprehë se ditët e para janë shumë të vështira për futbollistët deri të përshtatet organizmi.

“Në futbollin e Kosovës ka shumë futbollist që agjërojnë dhe pa dyshim është shumë e vështirë për ta pasi që të bësh stërvitje nuk është e lehtë pa konsumuar asgjë.”

“Ditët e para janë të vështira deri sa organizmi të përshtatet me klimën e cila ka filluar të ndryshojë , metabolizmi ndryshon pasi që tërë ditën nuk konsumohet asgjë dhe normalisht që trupi nuk ka energji të mjaftueshme për stërvitje po nëse futbollisti shpreh dëshirën për të agjëruar atëherë vullneti i tij do ta ndihmojë atë të mbarojë agjërimin në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shprehë ai. /Indeksonline/