16:25 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sa e shfrytëzojnë qytetarët opsionin “Raporto krimin” në faqen e Policisë

“Raporto krimin” shkruhet në fund të faqes zyrtare të Policisë së Kosovës.  Përmes kësaj, qytetarët e Kosovës mund të telefonojnë falas për të raportuar lidhur me ndonjë informacion për krimet apo të dyshuarit për atë vepër.

Madje, ka raste kur pikërisht përmes këtij kontakti Policia po arrin që një numër të rasteve të tilla për parandalohen apo hetohen nga PK-ja.

“Policia, ka pas raste kur ka iniciuar hetime edhe duke marr informatën fillestare përmes rrjeteve sociale. Rastet e tilla pastaj evidentohen ne baze te emërtimeve te neneve te Kodit Penal, p.sh. ,, Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” apo edhe raste tjera penale”, thuhet në përgjigjën e PK-së për Indeksonline.

Tutje, në përgjigjen elektronike të Policisë thuhet se në baza ditore bashkëpunojnë me qytetarët për dhënien e informacioneve.

“Falë bashkëpunimit dhe raportimit/dhënies se informacioneve të ndryshme nga ana e qytetarëve, po arrihet qe një numër i rasteve te parandalohen apo hetohen nga PK-ja, duke përfshirë ato te krimeve kibernetike. Kontakti i cili ndërlidhet me bashkëpunimin dhe dhënien e informacioneve bëhet në baza ditore dhe përfshinë raste te natyrave të ndryshme, duke përfshirë, publikime ne rrjete sociale te armëmbajtjeve pa leje, mashtrimeve, kanosjeve etj”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Po ashtu, bashkëpunimi i zyrtarëve policor me qytetarët mbetet i mirë përmes numrave kontaktues falas por edhe përmes emailit.

“Bashkëpunimi i Policisë se Kosovës me qytetaret është i mire, ky bashkëpunim realizohet ne forma te ndryshme duke përfshirë edhe kontaktin nëpërmjet numrave kontaktues falas te PK-se, apo edhe përmes kanaleve te komunikimit me email si dhe përmes rrjeteve sociale”, thuhet ndër të tjerash në këtë përgjigje.

Policia e Kosovës te gjitha këto informacione i trajton konform autorizimeve ligjore, duke përfshirë edhe koordinimin me organet e drejtësisë./Indeksonline/