10:05 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Sa e talentuar është kjo vajzë!

Të gatuash është si të pikturosh apo të shkruash një këngë. Ashtu siç ka shumë shënime apo ngjyra, ashtu ka edhe shije. E gjitha ka të bëjë me mënyrën se si i kombinoni ato!

Në qoftëse jeni kuzhinier, pa marrë parasysh sa i mirë jeni, nuk është mirë të gatuani vetëm për vete. Kënaqësia është të gatuani për të tjerët. Ashtu sikurse muzika. E bërë nga ti, për vetën, por më shumë për të tjerët.

Gatimi me fëmijë nuk ka të bëjë vetëm me përbërësit, recetat, por ka të bëjë me imagjinatë, apo me kreativitet.

E kjo përveç që të jep kënaqësi, është edhe një mësim i mirë për fëmijën tuaj. Pasi që gatimi ngërthen në vete artin.

Kjo vajzë e vogël ka habitur të gjithë me talentin e saj për teknikën e prerjes, dhe për mënyrën se si e zbukuron pjatën.

Përveç talentit që ka, ajo shihet që është edhe mjaftë e kujdesshme në përdorimin e thikës./Indeksonline/