10:33 / E Diele, 16 Qershor 2024 / Gj. Sh

“Sa e vështirë përballë mesfushës italiane”, Sylvinho: Ishim nervozë

Shumë të vështirë e cilësoi përballjen me mesfushën italiane Sylvinho në prononcimin për Sky Sport.

Aty ku pas humbjes 2-1 ndaj të kaltërve të Spallettit tregoi se çfarë nuk funksionoi te kuqezinjtë e tij.

Ishim disi nervozë në lidhje me debutimin. Nuk ishte e lehtë, pasi është vetëm Europiani i dytë për ne dhe jemi një skuadër e re.

Nuk i bëmë dëm Italisë, nuk e vendosëm nën presion. Ishte e vështirë të mbanim nën kontroll mesfushorë si Barella dhe Jorginho.

Gjithsesi, ne mbetëm në lojë dhe rrezikuam të barazonim në fund më Manajn. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, u përballëm kundër një ekipi të madh.

Menduam të qëndronim ‘gjallë’ deri në fund, por ishte shumë e vështirë t’ia hiqnim qarkullimin e topit Italisë.

Mund të kisha shtuar një mesfushor tjetër, por gjithsesi do të ishim tërhequr në mbrojtje.

Ishte shumë e vështirë për ne të riniseshim dhe të dilnim në kundërsulme, u kthyem shumë në mbrojtje.

Zëvendësimet? Të gjithë ata që u futën nga pankina bënë shumë mirë“, u shpreh trajneri i kombëtares shqiptare.