08:08 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sa është e nevojshme zgjatja e muskujve?

Disa individë kanë nevojë të bëjnë ushtrime për zgjatje (fleksibilitet) më shumë se të tjerët.

Preferohet që pos individëve të cilët kanë shkallë të lëvizshmërisë së lartë, të gjithë të tjerët të bëjnë së paku 10 minuta zgjatje të formave të ndryshme para çdo aktiviteti eksploziv siç janë kërcimet apo sprinti.

Pavarësisht nivelit të fitnesit dhe moshës, secili individ mund të përfitojë nga ushtrimet e zgjatjeve. Numër i madh i hulumtimeve me persona të moshës mbi 70 vjeçare treguan se ata të cilët bënin ushtrime të zgjatjeve përmirësuan cilësinë në ecje dhe ekuilibër pa marrë parasysh nivelit fillestar të fitnesit të tyre.

Kjo formë lëvizorë konsiderohet të jetë e këndshme, e lehtë, relaksuese dhe jashtëzakonisht e sigurt. Ushtrimet me rregull të zgjatjeve ndihmojnë në mirëmbajtjen e shkallës së lëvizshmërisë dhe ruajtjen e nyjeve në pjesë të ndryshmë të trupit.

Koha më e përshtatshme për ushtrime të zgjatjeve është gjithmonë para dhe pas ushtrimeve si pjesë e fazës së ngrohjes dhe ftohjes së organizmit.