10:00 / E Enjte, 09 Shkurt 2023 / L K

Sa është e rrezikuar Kosova nga tërmetet dhe çfarë kapaciteteve ka Kosova? Flet njohësi i emergjencave

Njohës i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti për IndeksOnline ka folur mbi fatkeqësitë natyrore dhe se sa është e rrezikuar Kosova nga tërmetet.

“Tërmetet dhe vërshimet hynë në kategorinë e fatkeqësive natyrore dhe si të tilla mund të godasin pa paralajmërim dhe mund të shkaktojnë dëme shumë të mëdha siç ndodhi në Turqi, ku mund te kemi një viktima me numër të madh” ka thënë njohësi Ahmeti.

Ahmeti tha poashtu se në rast të ndonjë fatkeqësie në Kosovë reagimet e para vijnë nga Policia e Kosovës, Zjarrfikëset, FSK-ja si dhe emergjencat shëndetësorë, por që sipas tij kapacitet e institucioneve lënë shumë për të dëshiruar.

“Tërmetet janë fatkeqësi natyrore të cilat nuk mund ti parandalojmë ato godasin por ne si institucione duhet të marrim masa ku nëse ndodhin ato të këtë sa më pak pasoja. Të jetë reagimi profesionale, si në çështjet operacionale ashtu edhe në rimëkëmbje. Kur jemi të kapacitete e Kosovës duhet theksuar se reaguesit e parë ne rast fatkeqësie tek ne janë policët, zjarrfikëset dhe emergjencat shëndetësorë. Duke e parë si ka ndodhur situate në Turqi numri i madh i viktimave dhe tërmeti me përmasa shumë të madhe duhet theksuar se kapacitet e Kosovës lënë shumë për të dëshiruar”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu tha se është numri shumë i vogël i këtyre reaguesve, sidomos i zjarrfikëseve./IndeksOnline/

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë: