Sa është i pasur kryeministri Kurti?

Bazuar në të dhënat e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryeministri i ri i Kosovës del të mos ketë asnjë pasuri në emër të tij.
Krejt çka ai ka deklaruar është pasuria e bashkëshortes së tij dhe ajo ndodhet jashtë Kosovës.
Kurti ka deklaruar një banesë e cila kap vlerën e 400 mijë eurove në Oslo të Norvegjisë dhe është në emër të gruas së tij. Njësoj siç ka deklaruar se Rita Augestad Knudsen ka 10 mijë euro para të thata në një bankë po në Oslo.